Bashkëpunimi

Që prej shumë vitesh unë bashkëpunoj me kolege e kolegë, të cilët punojnë në vendndodhje të tjera ose kanë pika të tjera të rëndese në veprimtarinë e tyre. Unë ndërmjetësoj gjithashtu me kënaqësi përkthime edhe në gjuhë të tjera. Në plan të parë qëndrojnë për mua gjatë kësaj marrëdhëniet e mira dhe bashkëjetesa e drejtë. Si rregull, unë i njoh personalisht bashkëpunëtoret e mia e bashkëpunëtorët e mi dhe mund të garantoj për profesionalizmin e tyre.

Përveç kësaj, unë punoj shumë ngushtë në një “tandem” me kolegun dhe shokun tim Bodo Gudjons, gjuha amtare e të cilit është gjermanishtja dhe i cili përkthen gjithashtu në shqip. Ne bashkëpunojmë për glosarë të specifikuar dhe fjalorë, në projekte komplekse përkthimi por gjithashtu në zëvendësim në rast pushimi dhe në rast ngarkese terminësh. Atëherë në “tandem” merr përsipër udhëheqjen ai, gjuha amtare e të cilit është gjuha e synuar e projektit. Kështu krijohet një përkthim veçanërisht i besueshëm dhe i bazuar.

www.bodo-gudjons.de