Mirë se vini tek faqja ime e internetit!
Përkthyes me gojë i betuar përgjithësisht dhe përkthyes me shkrim i autorizuar për gjuhët shqip – gjermanisht.

Në hapësirën gjermanofolëse jetojnë disa qindra mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Për një bashkëjetesë të qartë, për shkëmbim të mirë dhe një të kuptuar të saktë nevojitet shpesh herë dikush i cili i zotëron të dy gjuhët njëlloj. Në raste të tilla unë mund t’ju ndihmoj dhe t’ju përkrah me dëshirë si përkthyes me gojë i betuar përgjithësisht dhe përkthyes me shkrim i autorizuar!

Unë jetoj në Gjermani tanimë që prej rreth 30 vjetësh, megjithatë rrënjët e mia gjuhësore janë në gjuhën shqipe. Prej shumë kohësh unë këtë veçori e kam kthyer në profesion dhe ndërtoj kështu një urë profesionale dhe të besueshme midis dy gjuhëve. Si përkthyes i përgjithshëm unë shfrytëzoj përvoja të vëllimshme nga fusha të larmishme si: drejtësia dhe policia, ekonomia dhe teknika, arsimi, fusha e shëndetësisë, projektet sociale dhe shumë të tjera.

Me kënaqësi unë përkthej me shkrim dhe me gojë për ju!

Përkthimi me shkrim

Filluar nga letërkëmbimet e thjeshta apo zyrtare, udhëzuesit e përdorimit, temat sociale, raporte mjekësore, diploma shkolle e studimi dhe deri në aktakuzat, unë përkthej që prej shumë vitesh dokumente të konteksteve më të ndryshme nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas. Në klientët e mi numërohen, krahas autoriteteve në Gjermani, në Zvicër, në Shqipëri dhe Kosovë edhe kompani të shumta, institucione arsimore, projekte sociale dhe një numër i madh personash privatë.

Meqenëse gjatë veprimtarisë sime profesionale kam pasur të bëj shumë me terminologji nga teknika, ndërtimi, IT, mjekësia dhe ligji unë shfrytëzoj këtu një të kuptuar veçanërisht të thellë të hollësive gjuhësore. Programe të ndryshme kompjuterike për përkthim sigurojnë edhe më tepër konsistencën dhe cilësinë në punën time.

Me kënaqësi ju mbështes në dëshirat tuaja lidhur me kombinimet gjermanisht-shqip e anasjelltas me përkthimet e mia profesionale dhe të kujdesshme.

Përkthimi me gojë

Veçanërisht në zonën e Vestfalisë lindore-Lipe dhe Nordrain-Vestfalisë qëndroj me kënaqësi përkrah jush si përkthyes me gojë për gjuhët gjermanisht-shqip-gjermanisht – gjithashtu në mënyrë simultane.

Gjatë kësaj mua më karakterizon përvoja ime shumëvjeçare; Kam mundur tanimë të shoqëroj biseda të panumërta mjekësh, procese, konferenca, lidhje martesash dhe biseda të panumërta për planin e ndihmave. Sallat e gjyqit janë po aq të njohura për mua si dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, spitalet apo sallat e konferencave.

Si përkthyes i betuar përgjithësisht i kushtoj vlerën më të madhe një shkëmbimi absolutisht të besueshëm dhe të qartë midis dy gjuhëve.