Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave

1. Mbrojtja e të dhënave në një vështrim

Udhëzime të përgjithshme

Udhëzimet e mëposhtme japin një pamje të thjeshtë  të përgjithshme për atë që ndodh me të dhënat tuaja në lidhje me personin, nëse ju vizitoni faqen tonë të internetit. Të dhëna në lidhje me personin janë të dhëna me të cilat ju mund të identifikoheni personalisht. Informacione të hollësishme për temën mbi mbrojtjen e të dhënave merrni nën deklaratën për mbrojtjen e të dhënave të përmendura nën këtë tekst.

Grumbullimi i të dhënave në faqen tonë të internetit.

Kush është përgjegjës për grumbullimin e të dhënave në këtë faqe interneti?

Përpunimi i të dhënave në këtë faqe interneti kryhet nëpërmjet ushtruesit të faqes së internetit. Të dhënat e tij të kontaktit ju mund t’i merrni nga dëftuesi i botimit të kësaj faqeje interneti.

Si i grumbullojmë ne të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja mblidhen nga njëra anë kur ju na i komunikoni ne këto. Gjatë kësaj mund të bëhet fjalë p.sh. për të dhëna, të cilat ju i jepni në një formular kontakti.

Të dhëna të tjera grumbullohen automatikisht gjatë vizitës së faqes sonë të internetit nëpërmjet sistemeve tona të IT-së. Para së gjithash këto janë të dhënat teknike (p.sh. shfletuesi i internetit, sistemi operativ ose ora e hapjes së faqes). Grumbullimi i këtyre të dhënave kryhet automatikisht, sapo ju hyni në faqen tonë të internetit.

Për çfarë i shfrytëzojmë ne të dhënat tuaja?

Një pjesë e të dhënave mblidhet me qëllim që të garantohet një vënie në  dispozicion pa gabime e faqes së internetit. Të dhëna të tjera mund të përdoren për analizimin e mënyrës së sjelljes suaj si përdorues.

Cilat të drejta keni ju në lidhje me të dhënat tuaja?

Ju keni të drejtë të merrni në çdo kohë, pa pagesë, informacion në lidhje me origjinën, marrësin dhe qëllimin e të dhënave  tuaja të ruajtura në lidhje me personin. Përveç kësaj keni një të drejtë të kërkoni korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e këtyre të dhënave. Për këtë si dhe për pyetje të tjera në lidhje me temën e mbrojtjes së të dhënave ju mund të na drejtoheni ne në çdo kohë nën adresën e dhënë në dëftuesin e botimit. Përveç kësaj ju takon edhe e drejta e ankimit tek autoriteti përgjegjës mbikëqyrës.

2. Udhëzime të përgjithshme dhe informacione të detyrueshme

Mbrojtja e të dhënave

Ushtruesit e kësaj faqeje të internetit e marrin shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Ne i trajtojmë të dhënat tuaja në lidhje me personin me fshehtësi dhe në përputhje me rregulloret ligjore për mbrojtjen e të dhënave si dhe me këtë deklaratë për mbrojtjen e të dhënave.

Nëse ju vizitoni këtë faqe interneti, mblidhen të dhëna të ndryshme në lidhje me personin. Të dhëna në lidhje me personin janë të dhëna, me të cilat ju mund të identifikoheni personalisht. Kjo deklaratë paraprake për mbrojtjen e të dhënave shpjegon se cilat të dhëna mbledhim ne dhe për çfarë i shfrytëzojmë ato. Ajo i shpjegon po ashtu, si dhe për çfarë qëllime ndodh kjo.

Ne ju tërheqim vëmendjen për këtë që transmetimi i të dhënave në internet (p.sh. gjatë komunikimit me e-mail) mund të paraqesë mangësi sigurie. Një mbrojtje pa mangësi e të dhënave nga sulmi nëpërmjet të tretëve nuk është e mundur.
Tregues për organin përgjegjës

Organi përgjegjës për përpunimin e të dhënave të kësaj faqeje interneti është:

Sotiraq Bicolli
Rügener Straße 20
D-33729 Bielefeld

Tel. +49 521 1641261
e-mail: albanisch@s-bicolli.de

Organi përgjegjës është personi fizik ose juridik, i cili, vetëm ose së bashku me të tjerët, vendos për qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave në lidhje me personin (p.sh. emrat, adresat e postës elektronike, etj.).

Kundërshtimi i miratimit tuaj për përpunimin e të dhënave

Shumë veprime të përpunimit të të dhënave janë të mundshme vetëm me miratimin tuaj të shprehur qartë. Miratimin që tanimë e keni dhënë, ju mund ta kundërshtoni në çdo kohë. Për këtë mjafton një njoftim jozyrtar me e-mail tek ne. Legjitimiteti i përpunimit të të dhënave të bëra deri në kundërshtim mbetet i paprekur nga kundërshtimi.

E drejta e ankimit tek autoriteti përgjegjës mbikëqyrës

Në raste shkeljesh, në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave, personit të prekur i takon e drejta e ankimit tek autoriteti përgjegjës mbikëqyrës. Autoriteti përgjegjës mbikëqyrës për pyetjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave është e ngarkuara/i ngarkuari me punë i landit federal, në të cilin ka selinë ndërmarrja. Një listë e të ngarkuarve me punë për mbrojtjen e të dhënave si dhe të dhënat e tyre të kontaktit mund të merret nga linket e mëposhtme: https://www.bfdi.bund.de/DE/Infothek/Anschriften_Links/anschriften_links-node.html.

E drejta për transmetueshmërinë e të dhënave

Ju keni të drejtën, të dhëna, të cilat ne i përpunojmë në mënyrë të automatizuar në bazë të miratimit tuaj ose në përmbushje të një kontrate, t’ju dorëzohen juve ose një pale të tretë në një format të zakonshëm, të lexueshëm me kompjuter. Nëse ju kërkoni një transferim direkt të të dhënave në një person tjetër përgjegjës, kjo bëhet vetëm për aq sa kjo është e mundur teknikisht.

3. Grumbullimi i të dhënave në faqen tonë të internetit

“Cookies”

Faqet e internetit përdorin pjesërisht të ashtuquajturat “cookie”. “Cookies” nuk shkaktojnë dëme në kompjuterin tuaj dhe nuk përmbajnë viruse. “Cookies” i shërbejnë qëllimit, që ta bëjnë ofertën tonë më të këndshme për përdoruesit, më efikase dhe më të sigurt. “Cookies” janë skedarë të vegjël tekstesh, të cilët futen në kompjuterin tuaj dhe ruhen në shfletuesin tuaj.

Shumica e “cookies” që përdoren nga ne janë të ashtuquajturat “cookie sesioni (kuki seance)”. Ata fshihen automatikisht pas përfundimit të vizitës suaj. “Cookies” të tjera mbeten të ruajtura në pajisjen tuaj fundore derisa ju t’i fshini ato. Këto “cookies” na mundësojnë ne ta njohim përsëri shfletuesin tuaj gjatë vizitës suaj të mëtejshme.

Ju mund ta përshtatni shfletuesin tuaj në këtë mënyrë, që ju të informoheni për vendosjen në përdorim të “cookies” dhe të lejoni vetëm në raste individuale, të përjashtoni pranimin e “cookies” për raste të caktuara ose në përgjithësi si dhe të aktivizoni fshirjen automatike të “cookies” gjatë mbylljes së shfletuesit. Gjatë çaktivizimit të “cookies” funksionaliteti i kësaj faqe interneti mund të jetë i kufizuar.

“Cookies”, të cilët janë të nevojshëm për kryerjen e procesit të komunikimit elektronik ose për të vënë në dispozicion funksione të caktuara, të dëshiruara nga ju (p.sh. funksioni i karrocës së blerjeve), ruhen në bazë të nenit 6 par. 1 shkronja f “DSVGO” [Urdhëresa themelore për mbrojtjen e të dhënave]. Ushtruesi i faqes së internetit ka një interes legjitim në ruajtjen e “cookies” për ofrimin teknikisht pa gabime dhe në mënyrë optimale të shërbimeve të tij. Për aq sa ruhen “cookies” të tjerë (p.sh. “cookies” për analizimin e të vepruarit tuaj gjatë kërkimit (në internet), këto trajtohen veçanërisht në këtë deklaratë për mbrojtjen e të dhënave.

Skedarët e regjistrit të serverit

Ofruesi i faqeve mbledh dhe ruan automatikisht informacionin në të ashtuquajturat skedarë të regjistrimit të serverit, të cilat shfletuesi juaj i transmeton automatikisht tek ne. Këto janë:

  • Tipi i shfletuesit dhe versioni i shfletuesit
  • Sistemi i përdorur operativ
  • URL-ja e referuesit
  • Emri i qartë i një kompjuteri në rrjet, i cili hyn në faqen e internetit
  • Koha e kërkesës së serverit
  • Adresa IP

Nuk do të bëhet një përmbledhje e këtyre të dhënave me burime të dhënash të tjera.

Baza për përpunimin e të dhënave është neni 6 par. 1 shkronja f “DSVGO” [Urdhëresa themelore për mbrojtjen e të dhënave], i cili lejon përpunimin e të dhënave për të përmbushur një kontratë ose masa parakontraktore.