Sotiraq Bicolli

Unë kam lindur në Shqipëri në vitin 1967 dhe kam kryer shkollën e mesme dhe ushtrinë atje. Më pas unë emigrova në Greqi, para se të vija në Gjermani në fillim të vitit 1993 dhe të rrënjosesha këtu. Që prej vitit 2002 unë jam përkthyes i me gojë i betuar përgjithësisht dhe përkthyes me shkrim i autorizuar nëpërmjet Gjykatës së Lartë të Landit në Ham.

Krahas disa mësime profesionesh teknike unë zotëroj edhe “Diplomën e madhe të gjuhës gjermane” (Großes Deutsches Sprachdiplom) të Institutit Goethe, si dhe një Bachelor në gjuhë dhe letërsi shqipe. Unë jam anëtar i Lidhjes federale të përkthyesve me gojë dhe me shkrim e.V. dhe bashkëthemelues dhe drejtues i disa rrjeteve profesionale për kolege dhe kolegë.

Është e rëndësishme për mua që të jem një hallkë lidhëse midis shqiptarëve dhe gjermanëve dhe të ndërmjetësoj me kujdes dhe ndjeshmëri në aspektin kulturor.